Ambasadori italian: Përgjimet, policia italiane e papërfshirë në hetim
Ambasada italiane në vendin tonë po vazhdon bashkëpunimin me Prokurorinë lidhur me çështjen e përgjimeve.
Në përgjigje të interesit të mediave lidhur me pajisjen IMSI Catcher, Ambasadori italian Aberto Cutillo u tregua i rezervuar në komente.
“Nuk mund të flas pasi çështja është në hetim nga Prokuroria shqiptare. Po bashkëpunojmë me Prokurorinë për informacionet që po na kërkojnë”, tha ai.
Ambasadori italian theksoi gjithashtu se largimi i kreut të Interforcës në Shqipëri, Michele Grillo, nuk ka lidhje me hetimet.
“Kryeprokurori më ka garantuar se në këtë hetim nuk është perfshire policia italiane”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

