Ambasadori Kuko: Viktimat e Mynihut, jo shtetas nga Shqipëria
Ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko ka konfirmuar se nuk ka shtetas nga Republika e Shqipërisë mes viktimave nga sulmi në Mynih.
“Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet gjermane dhe deri në këto momente nuk ka qytetarë të Republikës së Shqipërisë mes viktimave. Unë përfitoj nga rasti t’u përcjell ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave nga Kosova”, tha ai për “Ora News”.
Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar se nuk ka shqiptarë mes viktimave nga sulmi në Mynih.
KOHA JONË SONDAZH

