Ambasadori rus takon biznesmenët shqiptarë: Projekte ekonomike mes dy vendeve

Ambasadori rus, Aleksandër Karpushin zhvilloi dje njё takim me pёrfaqёsuesit e Dhomave tё Tregtisё dhe Industrisё tё Shqipёrisё dhe Tiranёs. Në veçanti, në takimin ishin të pranishëm Kryetarja e Bashkimit tё dhomave tё tregtisё dhe industrisё sё Shqipёrisё, Ines Muçostepa; zv.kryetari i Bashkimit Arben Shkodra dhe kryetari i Dhomёs sё Tregtisё dhe Industrisё sё Tiranёs, Nikolin Jaka.

Ne qendrёn e vёmendjes ishte çёshtja e bashkёpunimit midis shoqatave tё sipёrmarrёsve të dy vendeve. Siç ishte theksuar gjatё bisedës, Dhomat e Rusisё dhe Shqipёrisё kanё njё bazё tё konsiderueshme ligjore, e cila, fatkeqёsisht, nuk po shfrytёzohet nё mёnyre tё duhur dhe si rezultat, mundësitë e bashkёpunimit dypalёsh mbeten tё parealizuara. Lidhur me kёtё, palёt u morën vesh pёr t’i dhёnё njё impuls tё ri bashkёpunimit dypalёsh midis Dhomave tё Tregtisё dhe Industrisё. Sipas z.Jaka, pёr investitorёt rusё mund tё jenё interesante projekte nё fushёn e turizmit, energjisё, nxjerrjes sё burimeve natyrore, bujqёsisё etj.

U ra dakord pёr pёrgatitjen nga pala shqiptare tё prezantimit tё disa projekteve pёr dorёzimin tek Dhomat e Tregtisё dhe Industrisё Ruse, si dhe pёr krijimin e njё grupi pune tё pёrbashkёt, i cili do tё merret me shkëmbimin e vizitave dhe organizimin e njё forumi biznesi, qё ёshtё planifikuar nё kuadёr tё sesionit tё radhёs tё Komisionit Ndёrqeveritar Rusi-Shqipёri pёr tregtinё, bashkёpunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor nё Tiranё.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?