Ambasadori Shkurov: Po diskutojmë me Shqipërinë për prodhimin e municioneve! Na duhen ar*më në Ukrainë
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka folur për kërkesën që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të prodhojnë municione për t’i ardhur në ndihmë Kievit. Shkurov e cilësoi vizitën e Zelenskyt në Tiranë si tepër të mirë dhe të mirëorganizuar, duke e vlerësuar si arritje nënshkrimin e deklaratës së përbashkët nga liderët e vendeve të Europës Juglindore.
“Është një çështje shumë e rëndësishme për Ukrainën sepse lufta po vazhdon. Ukraina bën apelin ndaj partnerëve ndërkombëtarë me të cilët ka dakordësi paraprake dhe kryesisht është furnizimi i Ukrainës me armë pa vonesa gjë që në mënyrë objektive mund të vështirësojë rezistencën ndaj agresorit rus.
Sot Ukraina ka 500 ndërmarrje mbrojtëse, kemi kontrata me prodhuesit kryesorë të armëve të dronëve me Gjermaninë, Turqinë, por Ukraina vazhdon këtë dialog me partnerët tanë, këtu duke përfshirë edhe Shqipërinë. Është një çështje interesante dhe me perspektivë, por siç e kuptoni nevojitet punë profesionale, është e nevojshme që gjithçka të përpunohet para se të bëhet hapi i radhës”,-shtoi ambasadori.