Ambasadori shqiptar: Martirët kinezë në luftë kundër virusit janë edhe dëshmorët tanë!

Selim Belortaja, Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, ka përcjellë një mesazh prekës me fotografi, nga beteja që Kina po bën kundër koronavirusit, nga sakrifica e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë luftë me epideminë që rrezikon gjithë botën dhe nënvizon se “martirët kinezë në vijën e parë të luftës koronavirusit janë edhe dëshmorët tanë”.

Mesazhi i plotë Ambasadorit Belortaja:

Nuk ka tashmë asnjë dallim mes ushtarakut, që niset në front dhe mjekut, ndihmësve, infermierëve e transportuesve të të infektuarve që bien në kontakt me raste të konfirmuara a të dyshuara të prekjes nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje, autoritetet kineze shpallën, se ashtu si të rënët në betejë, edhe personeli shëndetësor që ka humbur e humb jetën ne betejën epidemike merr statusin e “dëshmorit të atdheut” (martyr).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky status do të përfshijë edhe persona të tjerë, që kanë sakrifikuar jetën – sipas disa kritereve.

Sado që duket një masë e brendshme, ky është një tjetër tregues i angazhimit suprem të Kinës për të luftuar virusin dhe bllokuar përhapjen e tij.

Siç thekson OBSH, kërcënimi është global. Në këtë kuptim, martirët kinezë në vijën e parë të luftës kundër CoV janë edhe …dëshmorët tanë! Nderim të përjetshëm sakrificës së tyre!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?