Ambasadori shqiptar tregon nëse Parashqevi Simaku është shtetase amerikane

Parashqevi Simaku edhe pse vetë nuk ka folur kurrë, vijon të jetë në qendër të opinionit publik. Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati tha se po punon për ta trajtuar me kujdes këtë situatë dhe se çdo gjë duhet ta ketë zgjidhjen në SHBA pasi sipas tij Parashqevi Simaku është shtetase amerikane dhe mediatizimi e publikimi i çështjes e ka rënduar piskologjikisht këngëtaren duke i sjellë një dëm shumë të madh.

”Jam thellësisht i prekur nga situata dhe ndjej një përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes. Do të bëj gjithçka që është në dorën time si në nivel insitucional ashtu dhe në atë personal.

Jam në kontakt konstant me Ilirjanin në NeW York, që në fillim të situatës. Publiciteti dhe mediatizimi e ka rënduar psikologjikisht pacienten, i ka bërë dëm të madh. Parashqevia është qytetare amerikane me të drejta të plota.

Çdo zgjidhje duhet të vijë nga këtu duke respektuar ligjet, procedurat civile, Komisionin Shëndetësor dhe largë dritave të publikut. Uroj vetëm që Parashqevia të pranojë ndihmën tonë. Ju uroj gjithë të mirat. Ervin Bushati, Ambasadori Shqipëtar në SHBA”,-tha për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP