Ambasadori suedez: Shqiptarët të mendohen mirë, para se të braktisin pasuritë e tyre

 

Ambasadori i Suedisë në Tiranë, Patrick Svensson deklaroi sot se autoritetet suedeze kanë ngritur shqetësimin për fluksin e qytetarëve shqiptarë që po largohen nga vendi për të kërkuar azil drejt vendeve të BE-së.

“Autoritetet suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks azilkërkuesish, jo vetëm nga Shqiperia por edhe nga vendet e luftës”, tha Svensson nga Kukësi, një ndër qarqet më të prekura nga fenomeni i mërgimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori Svenson theksoi se, tha am“Kërkesat për azil pranohen vetëm për ata persona që ndiqen, persekutohen për shkak të konfklikteve të luftës, prandaj për shqiptaret nuk është e nevojshme që të kerkojnë azil pasi Shqiperia nuk është në luftë. Qytetarët para se të marrin këtë risk për tu larguar duke harxhuar para dhe pasurite e tyre duhet të mendojnë me parë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori kërkoi nga qeveria që të mbrojë qytetarët e vet dhe t’i informojë lidhur me rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave. “Qeveria duhet të informojë shtetasit e tyre për regjimin e vizave, të mos abuzohet me këtë pasi është shumë e rëndësishme zbatimi korrekt i regjimit të vizave”, theksoi ambasadori suedez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?