Ambasadori turk: Pllaka e Sulejmanit, histori e ne të gjithëve

 

“Duhet t’i dalim zot historisë, t’i kushtojmë rëndësi asaj, sepse është historia e të gjithëve dhe është një vlerë kulturore”.

Kështu u shpreh sot ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hydajet Bajraktar, duke komentuar dëmtimin e pllakës osmane në kalanë e Lezhës. Sipas tij, kemi të bëjmë me veprim ndaj një vepre historike.

“Nga njëra anë, restaurohen vepra të ndryshme historike. Nuk e kam fjalën për Shqipërinë, kudo në ëdo vend duhet t’i dalin për zot historisë, duhet t’i kushtojmë rëndësi historisë. Është historia e në të gjithëve dhe është një vlerë kulturore”, tha gjithashtu ai.

Duke përfunduar se këtë çështje do ta trajtojë edhe me ministren e Kulturës. 

SHKARKO APP