Ambasadori turk shtron iftar për fëmijët jetimë

Ambasadori turk në vendin tonë, Hidayet Bayraktar shtroi dje në rezidencën e tij një darkë iftari për një grup fëmijësh jetimë të institucioneve bamirëse ”Alsar” dhe ”Mirësia” të grupmoshës 11-17 vjeç.

Në darkën e iftarit ishin të ftuara edhe nënat e fëmijëve jetimë.

Këtë vit ambasada turke ka shtruar iftar në qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodër, Pukë, Koplik dhe Mamurras, në bashkëpunim me bashkitë e fondacioneve bamirëse në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

TIKA (Agjencia Turke për Zhvillim) ka shtruar darkë iftari në Kukës, të mërkurën dhe po organizon një në  Përmet, në bashkëpunim me bashkitë respektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autokolona tradicionale e iftarit, Bashkia e Stambollit, është në Shqipëri në 23-24 qershor. Rreth 1 000 persona i janë bashkuar iftarit të organizuar dje në Kavajë. Sot ai do të shtrohet në Korçë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?