Ambasadori zviceran: Jam i shokuar që s’paguani ujin

Humbjet në rrjet të ujësjellësit Shkodër që shkojnë në 67% dhe niveli i pagesave që akoma vijon të mbetet në shifra jo të kënaqshme, ka lënë një shije jo të mirë tek ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf, shtetit i të cilit është bashkëfinancues i investimeve të mëdha vitet e fundit në këtë rrjet në Shkoder.

Për të dëshmuar këtë shije të lënë nga shifrat e prezantuara, Graf përdori fjalën i shokuar dhe kërkoi masa të menjëhershme. “Jam i shokuar kur shoh shifra kaq të mëdhaja të klientëve që nuk paguajnë për ujin që marrin dhe duhet që ta pranojmë që uji në një të ardhme të shpejtë ka për të qenë shumë shmë më i shtrenjtë se aktualisht. Prandaj duhet që ta ruajmë dhe duhet që të futemi në rrugën e mbarë dhe sigurisht që duhet të paguhet uji që shpenzohet. Jam pak i mërzitur kur shoh pjesën e ulët të mbulimit të shërbimeve nga vetë ndërmarrja.

Objektivi duhet të jetë, në mënyrë që të kemi rezultate operacionale pozitive të mbulimit në nivelin e kostos 100%. Nuk e di se si ju mund t’ia arrini kësaj. E rëndësishme është gjithashtu që projekti që po mbaron të merrni përgjegjësitë e duhura dhe të përmirësoni më tej këto tregues. Po t’ju them qytetarëve zvicerian që shqiptarët nuk paguajnë për ujin që marrin unë do të kisha probleme më pas me vendin tim Zvicrën sepse pyetja që do t’më bënin është se çfarë bëhet me paratë që zvicerianët paguajnë me taksat e tyre për investime të tilla në Shqipëri”, tha ai.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP