Ambasadorja amerikane: E drejtë për të protestuar, por vetëm paqësisht
Aktualitet Kryesore E Enjte, 7 Korrik 2022 18:25
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, 30 minuta para nisjes së protestës së PD-së, thotë se është e drejta e të gjithë qytetarëve të protestojnë, por që sipas saj vetëm paqësisht.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim, para aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.