FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja e BE-së, Hohmann: Liria e shtypit, gur themeli i demokracisë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann me rastin e Ditës Botërore për Lirinë e Shtypit, thotë se liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe një gur themeli i demokracisë.

“Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit, është e rëndësishme të mbajmë mend se Liria e Shtypit është një e drejtë themelore dhe një gur themeli i demokracisë. Pa media të lira dhe të pavarura, demokracia nuk mund të lulëzojë”, u shpreh ajo, në një postim në rrjetet sociale.

Po ashtu Hohmann u solidarizua me gazetarët në Shqipëri dhe botë, të cilët mbrojnë standardet më të larta të gazetarisë cilësore

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sot, solidarizohemi me gazetarët në Shqipëri dhe në mbarë botën, të cilët dita ditës mbrojnë standardet më të larta të gazetarisë cilësore dhe vënë përpara përgjegjësisë ata në pushtet”, theksoi ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?