Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin takon Ramën në kryeministri
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin është takuar mëngjesin e sotëm me Kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.
Diskutimi u fokusua tek reforma në drejtësi, duke qenë se të enjten pritet të votohet në Parlament drafti me ndryshimet kushtetuese.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Gjithashtu, ditën e djeshme kryeparlamentari Ilir Meta propozoi që vet ai, Kryeministri Rama, kryeopozitari Basha dhe ambasadorët Lu-Vlahutin të takohen sot të pestë në Kuvend dhe të gjejnë zgjidhje për të arritur konsensusin.
Rama dhe dy ambasadorët pranuan këtë propozim, ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Gjatë këtyre ditëve, deri mëngjesin e së enjtes, pritet që të ketë takime intensive mes liderëve politikë dhe ambasadorëve
KOHA JONË SONDAZH

