Ambasadorja e SHBA paraqet letrat kredenciale te Presidenti Meta
Aktualitet Kryesore E Hënë, 27 Janar 2020 10:06
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në Presidencë. Mësohet se ambasadorja do të paraqesë letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta.
Pas ceremonisë në Presidencë, në orën 11:45 Kim do të mbajë fjalimin prezantues në Ambasadë. Kim mbërriti në Shqipëri të mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori.