FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump sulmon NATO-n: Pa SHBA është një tigër prej letre! Jeni ca frikacakë ju europianët!

Nuk i ikën inati presidentit Trump për mosmbështetjen e shteteve anëtare të NATO-s në ngushticën e Hormuzit në Iran.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s, duke i cilësuar ata si “frikacakë” në një postim të publikuar në platformën Truth Social.

Në postimin e tij, ai shkruan:“Pa SHBA-në, NATO është një tigër prej letre! Ata nuk donin t’i bashkoheshin luftës për të ndaluar një Iran me fuqi bërthamore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi më tej se, sipas tij, pas përfundimit të operacioneve ushtarake, aleatët po ankohen për çmimet e larta të naftës, por nuk janë të gatshëm të kontribuojnë në zgjidhjen e situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani që lufta është fituar ushtarakisht, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës. Kaq e lehtë për ta ta bëjnë, me kaq pak rrezik. Frikacakë, dhe ne do ta kujtojmë!”, shkruan ai.

Deklaratat e tij pritet të nxisin debate të reja mbi rolin e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike, veçanërisht në një moment të ndjeshëm për sigurinë energjetike globale.

Në të vertetë ishte SHBA që iu gjend afër Europës, kur Rusia sulmoi Ukrainën, ndaj duhej që NATO të kontribuonte siç kërkoi Presidenti Trump për ngushticën e Hormuzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?