Ambasadorja Franceze nga Korça: Ka ende punë për të bërë në luftën ndaj korrupsionit

Edhe ambasadores franceze në Tiranë, Elisabeth Barasacq i përfundon mandati. Nga Korça ambasadorja franceze ka folur në lidhje me reformat e qeverisë e deri tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

E pyetur në lidhje me integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, ambasadorja franceze u shpreh se Shqipëria është në fazën ku BE po verifikon se çfarë ka bërë Shqipëria në zbatimin e reformave.

“Duhet të kujtoj se Shqipëria tashmë është në fazën ku komuniteti evropian po verifikon se çfarë Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave”,-tha Barasacq. Ajo tha se ka akoma shumë për të bërë në fushën e reformave veçanërisht në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka akoma shumë reforma për të bëre në fusha të ndryshme në atë të qeverisjes luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Ritmi i shkëmbimeve dhe marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë është një ritëm që përcaktohet vetëm nga Shqipëria”,-tha diplomatja franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?