Ambasadorja gjermane, të rinjve: Krijoni komunikim përtej kufijve

Ambasadorja e Gjermanisë në Tirane, Susanne Schütz, përmes një ftese kundrejt të rinjve shqiptare dhe serbë, pjesë e projektit një javor të OSBE-së në Tiranë, u bëri thirrje të krijojnë komunikim përtej kufijve, në kuadër të zhvillimit të teknologjisë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në rrjetin social ” Facebook”, thuhet se të rinjtë mund të mësojnë si të planifikojnë dhe zbatojnë projekte.

Të rinjt shqiptarë dhe serbë, janë pjesë e një projekti një javor të OSBE-së në Tiranë, ku dhe u pritën në takim në ambientet  ambasadës gjermane në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të rinjtë mësojnë këtu se si të planifikojnë dhe zbatojnë projekte. Në fokus qëndrojnë mediat dixhitale, përmes të cilave të rinjtë mund të lidhen përtej kufijve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shembull, sqaron ambasada, u krijua një platformë interneti, ku mund të zhvillohen më tej idetë e përbashkëta.

Qeveria Federale e mbështet këtë projekt të OSBE-së me një shumë prej 30.000 euro”, nënvizohet në faqen zyrtare të ambasadës gjermane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?