Ambasadorja Kim për partitë dhe Celibashin: Mos kandidoni asnjë person me precedentë kriminalë dhe që i është ndaluar hyrja në SHBA!
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka risjell në vëmendje të krerëve të partive dhe drejtuesve të administratës zgjedhore paralajmërimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat me precedentë penalë në politikën shqiptare.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë”,- shkruan Yuri Kim në një postim në Facebook.
As Albania's election authorities prepare elections, it is worth recalling this designation, which was made by the US Secretary of State after careful review of information. Surely, Albania's voters deserve better than this. https://t.co/VguZvYLwuI
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) February 8, 2021