Ambasadorja Kim takon prokurorin e SPAK: E vlerësova, askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi të premten një takim me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK.

Gjatë takimit, Kim thotë se i shprehu Dumanit vlerësimin për hetimet e shumta penale që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.

Diplomatja amerikane shpreh bindjen se SPAK do të japë  edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter” Kim shprehet se një takim i tillë ka qenë më shumë falënderues nga ana e ambasadores për burgosjet por edhe konfiskimet e pasurisë.

“U takova me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, sot për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https://spak.al). SPAK do të japë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.“– shprehet diplomatja amerikane, Yuri Kim.

SHKARKO APP