Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë të bllokuar në Izrael, situata është e rrezikshme
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe bën me dije se janë 11 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Izrael, teksa SHBA dhe Izraeli kanë nisur sulmet ndaj Iranit. Teherani i është kundërpërgjigjur Izraelit me raketa si dhe ka sulmuar bazat ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
”11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake.
Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”,-tha për ”Report Tv”.
KOHA JONË SONDAZH

