Ambasadorja: S’ka shqiptarë mes viktimave, një i shtruar në spital

Ambasadorja shqiptare në Athinë, njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar, e se në spitalin Evangelismos ndodhet një i shtruar shtruar.

“Zyrtarisht kemi informacion për një shtetase shqiptare të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka të dhëna për të vdekur, pasi autoritetet e kanë të pamundur të identifikojnë viktimat deri tani. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrat e emergjencës”, u shpreh ambasadorja shqiptare në Athinë, Diana Hodbari për Top Channel.

Më shumë se 50 persona humbën jetën ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të plagosur si pasojë e flakëve të zjarrit që përfshinë periferinë e Athinës. Gjithashtu raportohet edhe për një numër të madh të zhdukurish.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?