Ambasadorja Yuri Kim: Kjo është luftë, të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar (VIDEO)

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar një video pas takimit të zhvilluar sot me Presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.

Diplomatja e SHBA ka mbështetur masat që ka marrë shteti shqiptar për përballimin e koronavirusit, si dhe u bën apel qytetarëve që t’i zbatojnë ato dhe të qëndrojnë në shteti.

Në mesazhin e saj për shqiptarët, Ambasadorja shprehet se përballja me epideminë e koronavirusit është një luftë dhe qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të jetuar.

Video e publikuar nga Ambasadorja Yuri Kim në Twitter

SHKARKO APP