Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë, Meta shkruan: Mirëprita në Selinë e PL, ambasadoren e SHBA
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në selinë e PL-së.
“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.”- shkruan Ilir Meta.