Ambasadorja Yuri Kim: Le të jemi të qartë, ne mbështesim SPAK dhe Policinë e Shetit

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar personalisht pas deklaratës që publikoi pak minuta më parë ambasada amerikane, në mbështetje të SPAK dhe Policisë së Shtetit.

Diplomatja Kim shprehet se hetimet e rëndësishme shoqërohen me konfuzion për të fshehur të vërtetën.

“Çështjet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & Policinë e Shtetit”,- deklaron Ambasadorja e SHBA.

Më herët, në një deklaratë për mediat, Ambasada u shpreh se prokurorët dhe drejtuesi duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre, pa presione.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet fuqishëm punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK. Profesionistët e sektorit të drejtësisë – policia, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa kërcënime dhe kërcënime, pavarësisht se kush është i pandehuri.

Është koha për t’i lejuar ata të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështesin përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është mënyra e vetme që shqiptarët të marrin drejtësi profesionale dhe të paanshme që ata meritojnë dhe të përparojnë drejt integrimit në BE”,– thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA.

SHKARKO APP