Ambasadorja Yuri Kim shkon në SPAK, takime me gjyqtarët e GJKKO dhe Apelit të Posaçëm
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndërkohë, mësohet se ditën e nesërme në orën 10:30 do të rikthehet për t’u takuar me drejtues dhe gjyqtarë të Apelit të Posaçëm.
Disa ditë më parë, ambasadorja Kim i dërgoi një mesazh politikës shqiptare për të qëndruar larg punëve të drejtësisë, e të heqin dorë nga shantazhi prokurorëve që kanë nën hetim subjekte që vijnë nga politika.
“Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do “të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, u shpreh ambasadorja.