FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brighton i shkakton një humbje të papritur Liverpoolit në Premier League (VIDEO)

Liverpooli pëson një humbje zhgënjyese 2-1 në transfertë ndaj Brighton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, të zhvilluar në stadiumin Amex Stadium.

Skuadra vendase kaloi në avantazh që në minutën e 14-të me anë të Danny Ëelbeck, i cili konkretizoi një aksion të shpejtë të Brightonit. Reagimi i “The Reds” erdhi në minutën e 30-të, kur Milos Kerkez riktheu baraspeshën për miqtë.

Megjithatë, në pjesën e dytë Brighton arriti të rikthejë avantazhin. Pas një krosimi në zonë, topi mbërriti te Jack Hinshelëood, i cili asistoi për Ëelbeck, duke i dhënë mundësinë këtij të fundit të shënojë golin e dytë personal dhe të vulosë fitoren për vendasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj humbjeje, Liverpool mbetet në kuotën e 49 pikëve, duke u renditur përkohësisht në vendin e pestë, ndërsa Brighton ngjitet në 43 pikë dhe pozicionohet në vendin e tetë në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?