Ambasadorja Yuri Kim uron Besiana Kadarenë për detyrën si zëvendëspresidente në OKB

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar zv.presidenten e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Besiana Kadarenë për postin e ri.

Kim uron Kadarenë për zgjedhjen e Shqipërisë në pozicionin e rëndësishëm të zv/presidentit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare i vlerësuar me shumë çmime dhe tituj nga Shqipëria dhe vende të tjera.

Postimi i plotë i Ambasdores Yuri Kim në Twitter:

Përgëzime Besiana Kadare në zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndësishëm!

SHKARKO APP