AMC sensibilizon në Ditën e Sindromës Down

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, AMC vijon fushatën e ndërgjegjësimit në mbështetje të kësaj kategorie duke blerë çorapet shumëngjyrëshe që janë edhe simboli i kësaj dite. Punonjësit e AMC i janë bashkuar ndërgjegjësimit të publikut duke përçuar mesazhin e tyre me anë të këtij simboli.

Dhjetra punonjës të AMC kanë blerë çorapet dhe i kanë veshur ato. Po kështu kompania AMC bleu një sasi të konsiderueshme çorapesh të cilat iu shpërndanë falas punonjësve. Të ardhurat shkuan për mbarëvajtjen e Qendrës së Down Syndrome Albania ku rreth 30 fëmijë të moshës 0-13 vjeç marrin falas trajtimet e nevojshme si logopedi, terapi fizike, të zhvillimit, okupacionale, muzikë, etj.

AMC si çdo herë me kontributin e saj është pranë të prekurve nga kjo sindromë dhe kjo nuk është hera e parë. Që në hapje të fondacionit Down Syndrome Albania një kontribut të rëndësishëm e luajti AMC. Po ashtu, vetëm në korrik të vitit të shkuar AMC ndërmori fushatën #AMCDSA të cilës iu bashkuan qindra mijëra përdorues të rrjeteve sociale duke shoqëruar postimet e tyre pikërisht me këtë hashtag. Rezultati ishte me mbi 100,000 hashtag dhe një fond prej 12,000 eurosh mundësoi pajisjen e kësaj qendre me mjete moderne që ndihmojnë zhvillimin dhe integrimin e këtyre fëmijëve. Gjithashtu  për të festuar tetorin, muajin e sensibilizimit ndaj Sindromës Down, AMC mbështeti inisiativën ndërgjegjësuese “Buddy Walk”.

 

AMC, si kompani e përkushtuar prej vitesh në angazhimin e saj social, do vazhdojë mbështetjen ndaj kësaj kategorie personash, duke dhënë kontributin e saj sistematik.

SHKARKO APP