AMC shpërndan kartolina për të realizuar dëshirat e fëmijëve në QSUT

AMC do të realizojë këtë fundvit dëshirat e fëmijëve me sëmundje të rënda që kurohen në Spitalin Pediatrik në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Me anë të nismës “Kartolina e Ëndrrave” dhe me dëshirën për të krijuar një dhuratë speciale për ta, AMC kërkon të japë kontributin e saj për të shtuar atmosferën festive në këtë qendër spitalore. 

 

Kartolina e Dëshirave e dërguar nga AMC tek miqtë dhe partnerët e saj do të ketë një vlerë prej 1,000 lekësh. Marrësi i kartolinës do të ketë mundësi të vendosë kodin personal në faqen kartolina.amc.al dhe të aktivizojë kështu vlerën e kartolinës. Në brendësi gjenden emrat dhe dëshirat e secilit fëmijë, ku gjithsecili që merr kartolinën mund të zgjedhë të plotësojë dëshirën e njërit prej tyre. Ky aktivizim do të shkojë për të plotësuar dëshirën e fëmijës të zgjedhur prej tij. Aktualisht, janë rreth dyzet fëmijë që vuajnë nga diagnoza malinje dhe trajtohen me kimioterapi në Shërbimin e Onko-Hematologjisë të Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Duke i kaluar festat e fundvitit në spital, AMC kërkon ti gëzojë me dhuratat që duan.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Si çdo fundvit AMC kontribuon për të ndihmuar shtresat në nevojë për ti bërë festat e tyre më të gëzueshme. Së bashku me kontributin e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve, AMC e zgjeron akoma më shumë këtë projekt në mënyrë që të realizojë ëndrrat e këtyre fëmijëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?