AMC u dorëzon familjeve të përmbytura 140 paisje elektroshtëpiake

140 paisje elektroshtëpiake u janë dhuruar familjeve të përmbytura në zonat e Jugut të Shqipërisë. Kompania AMC i dorëzoi paisjet gjatë kësaj së Shtune në Komunën e Novoselës nga ku do të bëhet dhe shpërnarja në familjet në nevojë. Drejtues të kompanisë së bashku me kryeministrin e vendit z. Edi Rama dhe Ministrin e Rinisë dhe Mirëqeniës Sociale ndoqen nga afër dorëzimin e këtyre paisjeve.

“AMC, si një kompani e angazhuar në projekte me Përgjegjësi Sociale u angazhua për të ndihmuar në këtë emergjencë humanitare. Ne zgjodhëm bashkëpunimin nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror, duke mundësuar dhënien e sobave dhe frigoriferëve për familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe për ato familje që kanë persona me aftësi të kufizuar. Janë rreth 140 paisje të reja, nëpërmjet të cilave lehtësojmë jetesën e përditshme të banorëve të përmbytuar. AMC dhe më parë në raste fatkeqësish është angazhuar me ndihma financiare financiare, mallra, apo dhe duke rindërtuar ndërtesa të dëmtuara.”, – tha Ornela Bego, Menaxhere e Mardhënieve të Korporatës, AMC.

Ndihma e dhënë nga AMC është vlerësuar maksimalisht nga kryeministri Rama, ministri Veliaj dhe nga vetë banorët e Novoselës dhe fshatrave përreth. “Vullneti i sipërmarrësve po kanalizohet me lista e regjistra dhe ndihma po shkon aty ku duhet”, – tha kryeministri Rama. Pas marrjes në dorëzim të pasijeve elektroshtëpiake, ministri i Rinisë dhe Mirëqenies tha se donacionet e AMC janë një shembull për tu ndjekur dhe nga biznese të tjera. “Falenderojmë kompaninë AMC që mundësoi këto soba dhe frigoriferë të cilat do të shpërndahen për ato familje që u përfshinë nga përmbytjet dhe patën dëmtime në shtëpitë e tyre”, – tha ministri Veliaj. AMC, si kompani me përgjegjshmëri sociale, përherë ka angazhuar burimet e saj njerëzore, financiare dhe teknologjike për zvogëlimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.

SHKARKO APP