Amendamenti i tij mori veç 1 votë pro dhe kjo nga PS, Basha reagon për Kodin Zgjedhor

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha reagon në Facebook pasi Kodin Zgjedhor u miratua me 106 vota pro, ndërsa amendamenti i tij mori vetëm 1 votë pro dhe kjo nga një deputet e PS.

“Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë.

Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë. Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton”, shkruan Basha në rrjetin social.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?