Amerika kërkon ta dëbojë, kisha mbron familjen shqiptare

Shteti amerikan i kërkon të largohet, por kisha i del në mbrojtje! Ded Rranxbugaj dhe familja e tij, 17 vite më parë braktisën Shqipërinë në kërkim të një jete më të mirë përtej oqeanit.

Ata jetojnë në Southgate Michigan dhe janë prindër të dy djemve. Prej 11 vitesh, Flora ndodhet në një karrige me rrota për shkak të sëmundjes së sklerozës së shumëfishtë.

Në tetor zyra e emigracionit i komunikoi 48-vjeçarit se ai duhej të kthehej në Shqipëri në 25 janar, si pjesë e përforcimit të rregullave të emigrimit. Njëri nga djemtë e 48-vjeçarit është edhe pjesë e programit amerikan të emigracionit DACA të cilin Trump kërkon ta shfuqizojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rranxburgaj strehohet prej një jave në kishën metodike, një kongregacion historik në qendër të Detroit që një vit më parë e deklaroi veten strehë për emigrantët e padokumentuar. Rasti i tij mendohet të jetë i pari i këtij lloj gjatë administratës së Presidentit Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?