Amerika nën pushtetin e acarit, janar i ngrohtë për Europën

Fundviti me borë e temperatura nën zero gradë, i kanë lënë vendin këto ditë diellit e të ngrohtit këtë fillim-janari, me temperatura, deri në rekorde të reja për stinën, e aspak tipike për janarin.

Shumë vende të Evropës, po përjetojnë këtë javë temperature që prej vitesh nuk ishin regjistruar për stinën e dimrit. 8 shtete mbajnë rekord, me Varshavën në Poloni dhe Bilbaon në Spanjë, që shënuan këtë javë temperatura respektivisht 19 dhe 25 gradë celsius.

I ngrohti evropian erdhi në një kohë kur Veriu i Amerikës po përballet me stuhi të acarta, pas ditësh të tëra dimri të ftohtë, që shkaktoi më shumë se 60 të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm pak ditë më parë, Britania e Madhe, Irlanda, Franca dhe Spanja e shpallën 2022 ksi vitin më të nxehtë në historinë e tyre. Mbetet për tu parë si do të jetë ky vit që sapo ka nisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?