Amerikanët gati për “nongrata” për Albin Kurtin? Përgjigjet Rama: Qarkullojnë fjalë
SHBA nuk fal! Për kryeneçsinë e kryeministrit Albin Kurti duket se po hakmerren, flitet se DASH do të njoftojë që Albin Kurti do të shpallet “nongrata” në SHBA.
Nëse ndodh kjo, do të jetë “vdekja politike” e Albin Kurtit. Me pas as Edi Rama nuk e takon, sepse e ka deklaruar se me “nongratat” nuk takohet.
Në një konferencë për media, kryeministri Rama nuk pranojë të komentojë nëse ka informacione ose jo për mundësinë e shpalljes ‘non grata’ të Kurtit nga SHBA, por tha se në lojë është fati i Kosovës.
“Nuk hyj fare në këto. Dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo nuk janë të vërteta përderisa nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara por as të pamohuara! Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë”, tha Rama.
“Dhe unë natyrisht dua vetëm suksesin e Albin Kurtit, Qeverisë së Kosovës, Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër, por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Ky është shqetësimi im”, shtoi kryeministri shqiptar.
Ndërkohë SHBA dhe BE presin nga Albin Kurti shpalljen e zgjedheve të reja në katër komunat e Veriut të Kosovës.