Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 11:23 Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, pritet të paraqitet sot, në orën 13:00, në Apelin e GJKKO-së, ku ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Liderët e BE-së përplasen me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, për veton e Hungarisë ndaj kredisë për Ukrainën

Bota E premte, 20 Mars 2026 14:32
Liderët e BE-së përplasen me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, për veton e Hungarisë ndaj kredisë për Ukrainën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Liderët e Bashkimit Europian shprehën zemërimin e tyre ndaj Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, për bllokimin e një huaje të re prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pavarësisht se më herët kishte lënë të kuptohej një angazhim për mbështetje.

“Ky është një akt i pabesueshëm dhe i papranueshëm”, tha dje kancelari gjerman Friedrich Merz pas një samiti të BE-së në Bruksel.

“Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë”, shtoi ai.

Shumë liderë të tjerë të BE-së mbetën të zhgënjyer pasi Orban e kishte miratuar huanë në një samit të mëparshëm në dhjetor, por qeveria e tij ndryshoi kursin pas një konflikti me Kievin për ndërprerjen e furnizimeve të naftës nga Rusia.

“Kjo do të lërë plagë të thella”, tha Merz, duke paralajmëruar për pasojat e kthesës së papritur të Orban.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e përkrahu këtë qëndrim. Ai theksoi se marrëveshja unanime për huanë duhej të respektohej dhe të zbatohej pa vonesë, sipas parimit të bashkëpunimit të besueshëm.

Megjithatë, Orban përjashtoi mundësinë e heqjes së vetos së qeverisë së tij ndaj kredisë, si dhe ndaj paketës së 20-të të sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, derisa furnizimet e naftës ruse përmes Ukrainës të rifilloni përmes tubacionit “Druzhba”.

“Unë nuk do të mbështes kurrë një vendim këtu që të favorizojë Ukrainën”, tha Orban.

“Qëndrimi i Hungarisë është shumë i thjeshtë. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ukrainën kur të marrim naftën tonë, e cila është bllokuar nga Kievi”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tubacioni “Druzhba” furnizonte Hungarinë dhe Sllovakinë me naftë ruse përmes Ukrainës deri në janar, kur, sipas Kievit, ai u dëmua nga një sulm rus.

Ndërprerja e furnizimeve të karburantit përshkallëzoi tensionet midis Budapestit dhe Kievit.

Hungaria ka kërkuar që Ukraina të riparojë shpejt tubacionin dhe të rifillojë tranzitin. Sipas Ukrainës, riparimi i shpejtë nuk ka qenë i mundur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke sfiduar pretendimet e Kievit, Budapesti ka vendosur veton ndaj një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë dhe ka bllokuar shpërndarjen e kredisë për Ukrainën.

Sipas zyrtarëve të BE-së, Ukraina ka pranuar së fundmi ndihmë teknike dhe financiare nga BE-ja për të riparuar tubacionin.

Megjithatë, Kievi tha se riparimet e nevojshme do të kërkonin edhe një muaj e gjysmë kohë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se Hungaria nuk po vepronte me mirëbesim duke vendosur kushte për kredinë, të cilat as BE-ja dhe as shtetet anëtare nuk mund t’i garantonin.

“Rusia ka goditur vazhdimisht tubacionin që nga pushtimi i Ukrainës”, tha Costa.

“Riparimi i vazhdueshëm i dëmit të shkaktuar nga Rusia nuk është përgjegjësi e Ukrainës, dhe as e BE-së. Vetëm Rusia mund të vendosë nëse do të përpiqet sërish të shkatërrojë tubacionin “Druzhba” apo jo”, shtoi ai.

Mund t'ju interesojë

Iliana Yotova zgjidhet presidente e Bullgarisë, bëhet gruaja e parë në krye të shtetit

Iliana Yotova zgjidhet presidente e Bullgarisë, bëhet gruaja e parë në krye të shtetit

Para 58 minutash
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Para 2 orësh
Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën nëntë persona

Rrëzohet avioni privat në Florida, humbin jetën nëntë persona

Para 2 orësh

Shpresat e BE-së për shpërndarjen e parë të kredisë për Ukrainën

Pavarësisht qëndrimit të Hungarisë, një deklaratë e përbashkët e mbështetur nga 25 nga 27 shtete anëtare të BE-së theksoi se liderët e BE-së presin me padurim shpërndarjen e parë të kredisë për Ukrainën në fillim të prillit, ashtu siç ishte planifikuar.

Përveç Orban, kryeministri sllovak, Robert Fico nuk e mbështeti deklaratën.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Fico tha se në takimin e Brukselit nuk kishte pasur progres dhe nuk ishte vendosur ndonjë datë për rifillimin e furnizimeve të naftës ruse.

Këto fonde janë të destinuara për të mbuluar nevojat më urgjente financiare të Ukrainës deri në fund të vitit 2027 dhe për t’i mundësuar vendit të vazhdojë mbrojtjen kundër Rusisë.

Për momentin, nuk po diskutohet hapur ndonjë alternativë ndaj paketës së kredisë.

Nëse bllokimi vazhdon, vendet e BE-së mund të sigurojnë teorikisht garanci të nevojshme në vend të përdorimit të buxhetit të përbashkët të BE-së, gjë që kërkon miratimin unanim.

Qeveria e Orban përballet me zgjedhje parlamentare të vështira në prill, gjë që ka ngjallur spekulime se vetoja ndaj masave të reja të ndihmës është pjesë e fushatës së tij për rizgjedhje.

“Mund të ketë edhe arsye politike të brendshme në Hungari për bllokimin e kësaj kredie nga kryeministri Orban”, tha Merz. //a.i/ ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së
Para 5 minutash

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së

Ish-futbollisti i Gjermanisë gjen një mënyrë të veçantë për të fituar para: Shet akullore me shije … spageti!
Para 28 minutash

Ish-futbollisti i Gjermanisë gjen një mënyrë të veçantë për të fituar para: Shet akullore me shije … s...

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori largohet me monopatinë
Para 31 minutash

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori largohet me monopatinë

Dyshohet se ra nga shkallët, avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë shëndetësore
Para 39 minutash

Dyshohet se ra nga shkallët, avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 16 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 23 orësh

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 23 orësh

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

4 Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.