Amnistia dhe pasaportat e arta, opozita dhe ekspertët thotë se qeveria po cenon integrimin

Bashkimi i Europian refuzon, por qeveria “Rama 3” nuk tërhiqet për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat pasaporta të arta. Sa i përket nismës qeveritare për të formalizuar paratë jashtë sistemit bankar, Brukseli ende po këmbëngul përmes negociatash që pala shqiptare të rishikojë draftin. Unioni kërkon garanci që Shqipëria të mos kthehet në një oazë të pastrimit të parave.

Për zv/ministrin e Financave, Besart Kadia, si amnistia dhe marrja e shtetësisë shqiptare në këmbim të investimeve në vendin tonë nuk janë ende në fazën që mund të cenojnë vendin në procesin negociues me BE.

“Edhe vende anëtare shpeshherë marrin iniciativa ligjore që Komisioni Europian mendon se nuk duhet ndërmarrë. Do të kujtoja vendet e Europës lindore. Nuk jemi në kushtet që kemi ndërmarrë një ligj specifik që është miratuar dhe ata kanë thënë se kjo do t’iu kushtëzojë në rrugën e integrimit europian. Për sa kohë nuk ka ndodhur atëherë është pyetje hipotetike e cila do të thosha nuk është fare shqetësuese në procesin ku jemi aktualisht”, thotë Kadia për A2 CNN.

Në ndryshim nga përfaqësuesi i qeverisë, kryetarja Komisionit parlamentar të Integrimit, demokratja Jorida Tabaku si dhe ish-Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, pretendojnë se amnistia fiskale dhe pasaportat e arta mund të kthehen në një pengesë të Shqipërisë në rrugën e e integrimit europiane.

Nga shoqëria civile organizata Lëvizja Europiane në Shqipëri, e specializuar në çështjet e integrimit, mendon se BE nuk do ta tolerojë Shqipërinë të ecë përpara me pasaportat e arta.  Rama ka thënë do të bëhet me çdo kusht, ndërsa i ka propozuar BE që të monitorojë të gjithë procesin.

SHKARKO APP