Amnistia fiskale, drafti i ri po punohet me ekspertë europianë

Sot u nënshkrua një marrëveshjeje trepalëshe midis Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme për koordinimin në luftën ndaj falsifikimit të kartëmonedhave. Shifrat e falsifikimeve kanë rënë ndjeshëm përgjatë viteve të fundit.

Gjatë takimit, u fol edhe për amnistinë fiskale e cila u tha se do të bëhet me asistencën e ndërkombëtarëve. Në përpjekje për të mos hasur më rezistencë nga Bashkimi Europian, Britania apo organizmat e tjerë të huaj, që i druhen shfrytëzimit të ligjit për pastrim parash, qeveria ka deklaruar se po rishikon draftin e amnistisë, sipas rekomandimeve të partnerëve.

I pyetur nëse qeveria ”Rama 3” është konsultuar me Bankën e Shqipërisë për draftin e ri, guvernatori Gent Sejko përsëriti qëndrimin se nisma do të ketë rol të rëndësishëm në formalizimin e ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreziku i pastrimit të parave është shqetësimi kryesor i shprehur, jo vetëm nga partnerët e huaj, por edhe grupet shqiptare të interesit. Ndaj kryeprokurori Olsian Çela deklaroi se parandalimi dhe zbulimi i kësaj vepre, do të marrë vëmendjen maksimale të institucionit që ai drejton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?