Amnistia fiskale për emigrantët, Rama: Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin social facebook, ka folur edhe për amnistinë fiskale për emigrantët. Kreu i qeverisë deklaroi se kjo amnisti do të bëhet shumë shpejt një realitet. “Jam i vetëdijshëm që lehtësimi i bërë për bizneset është i madh. Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare, pasi jam i bindur pasi njerëzve si ti, që janë dhjetra mijëra së kanë kursyer në emigracion dhe për më tepër ata që kthehen në Shqipëri, duhet t’u japim mundësinë për amnistinë fiskale. Durim, pasi punët e mira duan mundin. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh gati”, tha Rama.

SHKARKO APP