Amnistia nxjerr nga burgu pastruesen që “plasi” skandalin e ish-zyrtares
Dhjetëra persona të dënuar apo në paraburgim janë liruar sot nga institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, pasi përfituan nga amnistia penale. Mes tyre është edhe Rozeta Dobi, e cila la paraditen e sotme burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.
Dobi ishte dënuar për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në banesën e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, e njohur për afërsinë me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Gjatë hetimeve, një pjesë e parave të grabitura u gjetën të fshehura në tubin e aspirimit në banesën e Dobit. Për këtë ngjarje u dënuan edhe pastruesja dhe djali i saj.
Amnistia penale ka sjellë lirimin ose lehtësimin e masave për rreth 900 persona, mes të cilëve të dënuar, të paraburgosur dhe persona nën hetim.
KOHA JONË SONDAZH

