Amnistia penale në Kuvend! Ministri Manja: Qasje pozitive për disa propozime nga ana e PD-së
Amnistia Penale javën e ardhshme do të kalojë në Komisionin e Ligjeve dhe më pas do shkojë për votim në seancë plenare në Kuvend, ku dhe duhen 84 vota, por që Partia Socialiste nuk i ka.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të premte la të kuptohet se disa nga propozimet e bëra nga PD-ja do të pranohen duke marrë kështu dhe votën e duhur për këtë pr/ligji
“Do ta përmbyllim javën që vjen këtë draft në komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë ku duhen 84 vota. Janë depozituar disa amendamente të cilat do të shqyrtohen në komisionin e ligjeve javën tjetër dhe më pas në seancë. Për disa propozime që ka bërë opozita kemi qasje positive” tha Manja në një prononcim për median në përfundim të diskutimit që Ministria e Drejtësisë organizon me Forumin e Biznesit në kuadër të “Javës Kombëtare Ndërgjegjësuese në Mbrojtje të Viktimave të Krimit”,-tha Manja.