AMP pezullon 6 efektivë në Lezhë dhe Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 66 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim. Konkretisht janë pezulluar nga detyra: Nënkomisar Gjergj Mala, Nënkomisar Ardian Baçina, Inspektor Faik Latifi, Inspektor Kristjan Lokthi, Inspektor Zef Doçi, Inspektor Sokol Kroni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?