Ana, shqiptarja që dëshmoi rrëzimin e Afganistanit. Është bllokuar në Kabul

Në Kabul sot nisi një jetë e re, aty ku talebanët kanë marrë frenat e shtetit. Ana është e vetmja vajzë nga Shqipëria që ka mbetur në Afganistan dhe që u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve.

Top-Channel shkruan se ndryshe nga çfarë u deklarua nga autoritetet shqiptare, se në vendin e pushtuar nga talebanët nuk ka asnjë shqiptar, Ana ka mbetur e bllokuar. Ajo është nga Tirana dhe punon në një organizatë ndërkombëtare.

Ana mësohet se ka mbetur e bllokuar në Kabul në pamundësi për të lëvizur, dhe për të ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit, në mënyrë që të rikthehet në atdhe.

SHKARKO APP