Analfabetë te Gjuhët e Huaja, sudentët në universitet falë telenovelave

 

Se në ç’gjendje katastrofë ndodhet sistemi arsimor në Shqipëri, tashmë ky është fakt që e dinë të gjithë.

Pas tre apo pesë vjetësh studentët e gjuhëve të huaja preupozohet se do të jenë mësues, përkthyes dhe studiues.

Në fakt është vështirë ta mendosh pasi ata nuk kanë asnjë njohuri mbi gjuhën që kanë nisur të studiojnë dhe nuk njohin as standardet e gjuhës shqipe.

Shumë nga ata që e kanë nisur këtë vit akademik fakultetin, e kanë zgjedhur atë pasi janë nxitur nga telenovelat, filmat apo thjesht se kanë parë si një mundësi për të mos mbetur fare pa universitet.

Për fat të keq, prej disa vitesh Fakulteti i Gjuhëve te Huaja është kthyer si një qendër e mësimit të gjuhëve të huaja. Kjo për shkak të cilësisë së dobët të studentëve, por edhe problemi që po has oborri akademik. Departamentet janë detyruar të përshtatin programet duke e kthyer vitin e parë të shkollës së lartë në mësim gjuhe.

Po të mos kishte disa profesorë të përkushtuar, që bëjnë përpjekje të ndreqin diçka, gjendja mund të ishte edhe më komike.

Njihet për përkushtimin e saj edhe dekania e këtij fakulteti Klodeta Dibra, e cila e ka ngritur edhe më herët shqetësimin dhe nevojën urgjente për të ndryshuar gjendjen. Ajo shprehet disi më optimiste tani, se kjo situatë pritet të ndryshojë por vetëm pas zbatimit të ligjit të ri të arsimit të lartë, ku institucionet do t’i përcaktojnë vetë kriteret e përzgjedhjes së studentëve.

Për pjesën më të madhe të studenteve të këtij fakulteti, gjuha e huaj ka qenë ndër preferencat e fundit. Pasi nuk kanë fituar degë të tjera ata kanë përfunduar këtu. Për këtë arsye, vetëm 30% e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja arrijnë të diplomohen pas tre vitesh studime bachelor.

Për pjesën dërrmuese, shkolla zgjat për 5 apo më shume vjet. Të nxitur ose jo prej telenovelave, fatkeqësisht këta studentë sot analfabetë në gjuhë shqipe apo gjuhë të huaj, nesër mund të jenë mësues e përkthyes.

Ata po shkollohen medje edhe me paratë e taksapaguesve.

Një tjetër fatkeqësi kombëtare! 

SHKARKO APP