Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analistët për Zërin e Amerikës: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin

Aktualitet E mërkurë, 9 Tetor 2024 19:03
Analistët për Zërin e Amerikës: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e grupkapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit. Ky grupkapitujsh përfshin mes të tjerash gjyqësorin, të drejtat themelore dhe politikat kundër korrupsionit. Ekspertët e njohur për çështjet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Miriam Kosmehl dhe Nicholas Whyte thonë se vendimi i Brukselit pasqyron plotësimin e kritereve të vendosura për Shqipërinë për këtë fazë të procesit integrues, megjithatë vendi duhet të japë më shumë rezultate, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi. 10 vjet pasi Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat, Bashkimi Evropian miratoi hapjen e bisedimeve për grupkapitujt e njohur si “Themelorët”, që mbulojnë çështjet e shtetit të së drejtës dhe mund të përcaktojnë ritmin e përparimit të përgjithshëm drejt anëtarësimit.

BE-ja duhet ta kishte marrë këtë vendim për Shqipërinë më parë, thotë Dr. Nicholas Whyte, drejtor Institutit të konsulencës, APCO me bazë në Bruksel. “Do të doja ta shihja këtë proces të lëvizte shumë më shpejt. Mendoj se Shqipëria i ka kryer me kohë të gjitha detyrat e duhura të shtëpisë”, shprehet zoti Whyte. Miriam Kosmehl, eksperte e lartë për Evropën Lindore dhe Fqinjësinë Europiane pranë fondacionit ‘Bertelsmann Stiftung’ me bazë në Berlin thotë se vendimi erdhi pas punës që institucionet shqiptare bënë në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Shqipëria mobilizoi shumë burime gjatë procesit të shqyrtimit analitik në përgatitjet për procesin e bisedimeve. Komisioni Europian ka paraqitur raportet e kësaj analize mbi reformat që përmenden te Grupkapitujt “ Themelorët” si reforma e drejtësisë, Administratës Publike dhe institucioneve demokratike. Këto janë dhe baza për reforma të mëtejshme. Eshtë gjë e mirë që gjërat po shkojnë përpara”, shprehet ajo. Ndërsa Tirana zyrtare përgatitet për tryezën ndërqeveritare të Luksemburgut, ekspertja e lartë Kosmehl vë në dukje bilancin e sistemit gjyqësor, duke përmendur ndryshimet themelore, por ajo thotë se sfidë për vendin mbetet lufta ndaj korrupsionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kjo tabllo nuk do të ishte e plotë nëse nuk pëmenden dy raporte të kohëve të fundit. I pari nga Komisioni Europian, raporti mbi shtetin e të drejtës, ku përfshihet dhe Shqipëria dhe tjetri nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve. Të dy nxjerrin në pah se korrupsioni mbetet ende problem mbizotërues në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit. Në këtë raport, struktura anti – korrupsion përmendet për zhvillime pozitive, por aty thuhet gjithashtu se ka mungesë burimesh njerëzore dhe financiare. Ndaj, mendoj se duhen parë të dyja anët”, thotë zonja Kosmehl.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 33 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 38 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 38 minutash

Për ish këshilltarin e lartë të CEPS, Qendra Europiane për Studime Politike, puna më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformës në drejtësi. “BE-ja nuk është e marrë. Ajo nuk do të lejojë përparimin në bisedime nëse nuk ekziston ndenja e vërtetë se ky është një rrugëtim me vështrimin përpara. Eshtë e qartë se sfidat më të mëdha me të cilat ndeshet Shqipëria janë në fushën e drejtësisë. Jemi në një fazë ku mbetet shumë për të bërë. Tani ne shohim përpjekje të sinqerta nga autoritetet shqiptare për përmirësimin e gjendjes, në mënyrë që të krijohet një sistem i kënaqshëm drejtësie. Dhe siç e dini, gjatë 10 viteve të fundit ka patur shumë hapa seriozë në këtë drejtim, falë reformave në sistemin e drejtësisë”, shprehet zoti Whyte .

Shqipëria do të vazhdojë drejt BE-së e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Vendet anëtare nuk ranë dakord për hapjen e grupkapitujve me Shkupin pasi nuk ka bërë ndryshimin e Kushtetutës për futjen e pakicës bullgare si popull shtetformues, një kusht i Brukselit. Ekspertët thonë se Shkupi po paguan një çmim të lartë për marrëdhëniet dypalëshe. “Besoj se ndarja e tyre është gjë e mirë, me qëllim që të ecet përpara, mirëpo fakti që Maqedonia e Veriut pengohet për shkak të një çështje dypalëshe, e cila nuk ka lidhje me procesin e anëtarësimit është problematik”, thotë zonja Kosmehl. “Më vjen shumë keq. Më duket se ky vendim që u mor për shkaqe të pastra politike, por jo objektive. BE-ja ka kërkuar pak si shumë nga Maqedonia e Veriut, duke përfshirë ndryshimin e emrit të vendit dhe ndryshime kushtetuese. Dhe është turp, sepse mesazhi që duket se dërgohet është se sado të ndryshoni, ne prapë do të kërkojmë akoma më shumë”, tha zoti Whyte .

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe udhëheqës të tjerë kanë vënë si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por sa i arritshëm është ky objektiv? “Nëse ky qëllim do të realizohet ose jo, kjo varet nga vullneti politik i të dyja palëve”, vlerëson zonja Kosmehl. “Do të habitesha po ta shihja Shqipërinë shtet anëtar të BE-së në vitin 2030, por atëherë mund të dime se kur mund të bëhet anëtare. Sa i takon Maqedonisë së Veriut, kjo varet nga shpejtësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tanishme politike. Malin e Zi dhe Serbinë i shoh në pozita të ngjashme me Shqipërinë, ndërsa Bosnja dhe Kosova, mendoj se janë disi larg gjendjes në Shqipëri”, tha zoti Nicholas Whyte . Sipas ekspertëve, afro tre vitet e fundit dhe veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës vërehet rigjallërim i interesit të BE-së për Ballkanin Perëndimor sepse zgjerimi po konsiderohet si investim jo vetëm për paqe, por dhe për qëndrueshmëri dhe mirëqenie në rajon. /VOA/

Etiketat e lidhura

europa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 32 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.