Analisti amerikan: Shqipëria e Madhe një mit, si të bashkohet Serbia me Kroacinë

 

“Shqipëria e Madhe” duket se po i tremb të gjithë. Që pas copëtimit të trojeve shqiptare, janë hedhur  teza nga më të ndryshmet anti-shqiptare, kundër kombit. Tani që shihet se bashkimi kombëtar është edhe më i mundshëm, duket se po lobohet kundër “Shqipërisë së Madhe” deri në SHBA.  

Në një artikull të fundit, një pseudostudiues, Akndreë Korybko, i cili është edhe analist politik amerikan që punon për agjencinë “Sputnik”, ka folur për “ORIENTAL REVIEW”.

“Shqipëria e Madhe është një mit që të ruajë unitetin e vendit,” – është titulli i shkrimit të tij, çka në analizën abstrakte dhe të çuditshme që bën, vë në dyshim ekzistencën e kombit tonë.

Ai thotë se kjo tezë ekziston për të mbajtur bashkë Gegë e Toskë, dy dialekte që ekzistojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Dhe ai i sheh më të mundshme ndasitë mes tyre, sesa bashkimin e pjesës tjetër tw trojeve shqiptare.        

Korybko e sheh si një mit tezën e “Shqipërisë së Madhe”. Në analizën e tij, thotë shqiptarët janë një popull dhe dy identitete të ndryshme. Për këtë ka parasysh dialektet e shqipes, Gegë dhe Toskë.

Këto dy dialekte sipas tij, janë një ndasi e madhe dhe jep shembuj. Shembulli i ish-Jugosllavisë, thotë ai, është i ngjashëm. Madje shkon deri aty sa krahason bashkimin mes Shqipërisë e Kosovës apo edhe me viset e tjera shqiptare, njësoj si të bashkohet Kroacia me Serbinë.

Po ashtu bën krahasime edhe me disa vende arabe që funskionojnë si shtete të ndryshme dhe kritikon përkrahësit e kësaj teze, duke përfshirë edh media e politikanë në vendet perëndimore, deri në SHBA.

Ai thotë se mes shqiptarëve, Gegëve dhe Toskëve ekziston i njëjti tension, nëse do të bashkohen në “Shqipërinë e Madhe”. Më tej në analizën e tij  Akndrew Korybko flet edhe ndasitë mes feve ku dominojnë mysloimanët dhe për fenomenin e largimit masis të shqiptarëve, që kërkojnë azil.

A.M/ Koha Jonë

SHKARKO APP