Analisti Baçi: Lëvizja e Salianjit ndezi zjarrin e munguar në PD
Analisti Agim Baçi, thotë se lëvizja e fundit e Ervin Salianjit ka ndezur zjarrin që mungonte në Partinë Demokratike. Për të sapo u pikas për fillimin e disa takimeve brenda radhëve të eksponentëve të Partisë Demokratike menjëherë nisën disa ndryshime në selinë blu nga ana e kryedemokratit Berisha.
“Në fillim tha që është i mirëpritur çdo demokrat që diskuton për Partinë Demokratike, pastaj tha unë kam takuar këdo që është votuar dhe në momentin që u lajmërua për fillimin e takimeve për disa ditë me radhë kishte ndryshime brenda Partisë Demokratike. U fol shpejt për debatet në bazë, Xhemal Gjunkshi u ftua dhe u bë këshilltar për Sigurinë Kombëtare i kryetarit të Partisë Demokratike”, tha Baçi.
Analisti shpjegoi më tej se lëvizjet e brendshme në Partinë Demokratike ishin të domosdoshme pasi nevojitej një rienergjizim përballë mazhorancës së Ramës. ”Nënkupton që lëvizja ishte e domosdoshme. E ndezi zjarrin dhe e ndezi atë që ishte me rëndësi. Po të shikojmë çfarë kishte nevojë grupi në thelb? Nevojën për rienergjizim e Partisë Demokratike përballë qeverisë që ka kaq shumë skandale. Nisur nga pjesëmarrja shumë e ulët e demokratëve në protestë, nisur nga mbështetja e pakët qytetare e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, nisur nga një reagim shumë i dobët qytetar në lidhje me atë çka ndodh me situatën e fundit në qeveri”.
KOHA JONË SONDAZH

