Analisti Lubonja: Protesta tregoi se ka ende njerëz me shpirt opozitar

Opinionisti Fatos Lubonja, thotë se protesta tregoi se ka ende njerëz që kanë një lloj shpirti opozitar. Lubonja tha se ai vetë nuk ka shumë besim dhe nuk është optimist se protestat mund të ndryshojnë diçka në Shqipëri. “Në këtë vapë, me këtë lodhje, me këtë mërzitje, edhe sikur të dalin 50 vetë duhen falënderuar. Çështja e numrave nuk është më determinante. Numri tregon pushtet, ndonëse mendimi im është se edhe sikur të protestojnë 100 vetë, ka rëndësi”, tha Lubonja.

 

SHKARKO APP