Analisti Lubonja: Rinumërimi i votave, është shumë zhurmë për asgjë

Analisti Fatos Lubonja, flet për rinumërimin e votave pas zgjedhjeve të 11 majit, ku e quan procesin si shumë zhurmë për asgjë. Sipas tij, manipulimi zgjedhor është bërë përpara datës së zgjedhjeve, në kushtet e një partie-shtet që kontrollon çdo pushtet. Lubonja theksoi se Shqipëria nuk ka arritur ende të ndërtojë një sistem zgjedhor të pakontestueshëm. Ai u shpreh se vendi po shkon drejt stabilizimit të një regjimi, që nuk lëshon pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve.

”Hapja e kutive më duket si shumë zhurmë për asgjë. Manipulimi i zgjedhjeve është bërë para 11 majit. Kemi një lloj partie-shtet, që kontrollon gjithçka. Një parti që fiton në çdo zgjedhje më shumë vota, ka shpjegim që kontrolli i pushtetit nga PS është rritur. Nuk është sukses qeverisjeje, sepse ka pasur skandale plot në këto vite, e ky popull kaq idiot nuk është për të mos e ndëshkuar qeverisjen. Ka dy narrativa.

Një narrativë është që probleme kemi, por hapa kemi bërë përpara. Narrativa tjetër është se nuk bëhet fjalë për ecje përpara, por për stabilizimin e një regjimi, që kontrollon gjithmonë e më shumë e më me ankth votat. Besoj se kjo e dyta është më e besueshme si narrativë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet vazhdojnë që kontestohen e Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një sistem zgjedhor të pakontestueshëm dhe është një vend, që nuk kalon testin e demokracisë. Këtu është instaluar një regjim, që nuk e lëshon pushtetin me proces zgjedhor. Opozita ka thënë se nuk ka zgjedhje të lira dhe pastaj thotë që do të hyjë dhe do fitojë, edhe kjo është kontradiktore”,-tha Lubonja në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?