Analisti Spahiu: Banda e Onkologjikut është më e rrezikshme se grupet e të fortëve në vend

Juristi Kreshnik Spahiu e quan grupin e mjekëve tek Onkologjiku, më të rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Për të kjo bandë e Onkologjikut luante me jetët e njerëzve të varfër dhe hallexhinj.

”Ndjej keqardhje të madhe kur shikoj klasifikimin e veprës penale që është korrupsioni, nuk është marrje ryshfeti. Jam i habitur për klasifikimin e veprës penale. Nuk ka mitmarrje, por me një vrasje të strukturuar. I gjithë qëllimi është përfitim përmes jetës dhe shëndetit të njeriut.

Është vënë në dyshim parimi bazë e drejta për të jetuar. Banda e Onokologjikut është më e rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Sepse vriste qytetarë e varfër dhe të dobët. Banda e Vis Martinaj vriste të pasurit dhe biznesmenët në Shqipëri. Është vepër penal e vrasjes për qëllim përfitimi”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP