Analisti Zheji: Putin po hedh hapa për përjetësimin e pushtimit të Ukrainës

Edhe pse palët në luftë arritën sot marrëveshjen e parë, analisti Artur Zheji e sheh skeptike situatën në Ukrainë për një zgjidhje të mundshme. I ftuar në ”Open”, ai tha se të gjitha gjasat tregojnë se Putin po hedh hapa për përjetësimin e pushtimit të Ukrainës.

“Kemi patur një rezistencë të paparashikuar nga Zelensky dhe ushtria e tij, ka shenja debulese por Zelesnky i ka kërkuar takim Putinit”. Nga ana tjetër, Zheji theksoi se ministri i Jashtëm rus Lavrov ka përdorur tonet më të ashpra të karrierës së tij për këtë luftë.

”Kemi dhe bisedën e Putin me Macron. Putin ka thënë se Europa e ka mbajtur Ukrainën si anti-Rusia. Putini nuk ka lëvizur asnjë centimetër nga pozicioni i tij. Thotë për të hequr këtë komplot, ai nuk do ndalojë as tek armët bërthamore. Tendenca është t’i bllokojë të gjitha daljet në det Ukrainës. Rusët po mundohen të hedhin hapa për përjetësimin e pushtimit të Ukrainës. Kemi patur një rezistencë të paparashikuar nga Zelensky dhe ushtria e tij, ka shenja debulese, por Zelesnky i ka kërkuar takim Putinit. Ka dhe shenja lodhje që nuk thuhet haptas”.

SHKARKO APP